SYRI TV/ Grupi që vrau Behar Sofinë me plan tjetër, rrëfehet Ernejt Shyti, tregon shenjestrën e radhës…

16:54, 02/04/2023
A+ Aa A-

Ernejt Shyti që ekzekutoi Behar Sofinë në 2021 në Tiranë, ka hedhur më tepër dritë mbi grupin me të cilin bashkëpunonte. Plani i vrasjes së biznesmenit nuk kishte qenë i pari dhe as i fundit. Ai thotë se pas ekzekutimit në mes të Tiranës, shenjestra e radhës ishte një 34-vjeçar që jetonte në Kamëz. Shyti rrëfen pse dështoi atentati dhe kush ishin rolet e anëtarëve të grupit.

Syri tv

Gjatë procesit gjyqësor për vrasjen e Behar Sofisë më 25 shkurt 2021 në Tiranë, në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë zbardhur detaje të reja, në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë, disa prej të cilëve ndodhen prapa hekurave. Ernejt Shyti, që dyshohet të jetë edhe personi që ka shkrepur armën ndaj biznesmenit, rrëfen se pas këtij krimi, shënjestër e radhës ishte një 34 vjeçar që jetonte në Kamëz. Shyti përmend shumën e parave që ishin vënë në dispozicion për eliminimin e të riut, atentat i cili dështoi. Sipas të pandehurit, që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, shenjestra jetonte shumë pranë komisariatit të Policisë nr 5 në Kamëz, dhe ekzekutimi ishte i vështirë. Shytaj tregon emrin e porositësit dhe atij që do bënte ekzekutimin.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shum lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”.

Shyti nuk e jep emrin e shenjestrës dhe se cila ishte arsyeja që Bujar Leza e dontë të vdekur dhe kishte angazhuar për ta kryer ekzekutimin Xhulian Vishën. I pari kërkohej nga policia për vrasjen e Sofisë, teksa pas ngjarjes, autoritetet zbuluan se ndodhej në burg për dhunë në familje. Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhën, dhe një person tjetër, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin. Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit, pasi disa muaj para atentatit të dështuar kishte pasur një zënkë me të, që kishte përfunduar në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia në atë kohë. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë. Nga ana tjetër Xhulian Visha, u arrestua si pjesë e grupit të atentatit të 2021 në Tiranë, pasi u përfshi në vëzhgimin dhe koordinimin e planit të vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco