VIDEO/ Momenti kur Audi çan barrierat, një makinë shpëton për fat

10:29, 10/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme te rrethrrotullimi i TEG-t, ku humbën jetën Klevis Ruçaj, 19 vjeç banues në Fier, Erisilda Abedini 22 vjeçe si dhe Sikela Përroj 23 vjeçe, të dyja vajzat banuese në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor, u konstatua se në rrugën që ka përshkuar 19-vjeçari, që vinte nga Unaza Lindore drejt rrethotullimit të TEG-ut, nuk ka pasur frenim të fortë.

JOQ ka publikuar pamjet kur Audi çan barrierat. Në pamje shihet edhe si një mjet Benz shpëton për pak nga përplasja.

Dyshohet se shpejtësia me të cilën udhëtonte i riu të jetë mbi 200 km/h, çka ka bërë që automjeti të çajë barrierat dhe të fluturojë në korsinë tjetër të autostradës Tiranë Elbasan.

Gjatë rënies në autostradë, e cila ndodhet poshtë rrethrrotullimit, mjeti tip Audi A8 ka goditur dhe një mjet tjetër tip Huyndai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Autostradat e rilindjes10/03/2023 13:31

Autostrade me rrethrrotullim idiot sa jete ka marre ai vend aty. 4 jete para 3 vitesh per vit te ri 3 dje. A e mendon dikush qe eshte nje rrethrrotullim qe merr jete per shkak te projektuesit idiot dhe te korruptuar. Nuk ka autostrade me rreth ne mes.

Shto koment

Denonco