Filmoi veten me 271 km/h, i riu që humbi jetën me dy vajzat në aksident i fiksuar pas shpejtësisë

00:44, 10/03/2023
A+ Aa A-

Tre viktima dhe tre të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik te mbikalimi i TEG-ut, në Tiranë. 

Automjeti tip "Audi A8" i drejtuar nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe "fluturoi" nga mbikalimi, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër në aksin Tiranë-Elbasan. Tre persona anëtarë të një familje të cilët udhëtonin në automjetin "Honda" mbetën të plagosur. 

Por përplasja rezultoi fatale në vendin e ngjarjes për dy vajza të reja, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur. 

20-vjeçari Klevis Ruçaj humbi jetën te spitali i Traumës rreth 3 orë pas aksidentit, pasi u fut në sallën e operacionit, për shkak të plagëve të rënda. 

Image

20-vjeçari që humbi jetën, Klevis Ruçaj

Ndërkaq mësohet se 20-vjeçari ishte i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë.

Në disa foto që qarkullojnë në rrjetet sociale, Klevisi shfaqet duke drejtuar automjetin me shpejtësi marramendëse prej 271 kilometrash në orë.

Image

Po ashtu mësohet edhe identiteti i shoferit të automjetit tjetër tip Honda. Ai është 60-vjeçari Qemal Kurti i cili ka mbetur i plagosur së bashku me Alda Kurtin 51 vjeçe.

I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.

Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco