EMRAT/ Konfirmohen 4 viktima shqiptare nga aksidenti tragjik në Greqi

EMRAT/ Konfirmohen 4 viktima shqiptare nga aksidenti tragjik në Greqi

17:10, 04/03/2023
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se katër shqiptarë kanë ndërruar jetë si pasoje e aksidentit të rëndë të ndodhur afër Larisës në Greqi, ku u përplasën dy trena.

Në njoftim thuhet po ashtu se po pritet përgjigjia e ADN-së së një shqiptari tjetër.

Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Njoftimi zyrtar i MEPJ:

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco