Dan Hutra: Mos dënoni të pafajshëm, që të mos përsëriten masakra të tilla

Dan Hutra: Mos dënoni të pafajshëm, që të mos përsëriten masakra të tilla

11:58, 04/03/2023
A+ Aa A-

Dan Hutra është njohur këtë të shtunë me masën e sigurisë arrest me burg, pasi të mërkurën vrau tri gra.

Pavarësisht krimeve, ai nuk ka shfaqur pendesë përpara gjykatës, madje ka akuzuar drejtësinë që e kanë shtyrë atë të kryejë krimet.

Ai pretendon se është dënuar më parë pa pasur faj për dhunë në familje. “As nuk e kam prekur bashkëshorten”, ka thënë ai, duke pretenduar më pas se ka qenë ky vendim që e ka shtyrë atë të kryejë edhe vrasjet.

“I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, ka thënë Hutra, sipas raportimit të gazetares Bleona Sari.

Gjatë seancës, gjyqtarja i ka thënë, e di që me këto akuza rrezikon burgim përjetë. “As më intereson fare”, ka pohuar Hutra, “edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”.

I shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë, ai është shfaqur i qetë para gjykatës, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet”, tha Hutra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Frankus04/03/2023 17:10

O bo lesh shqipnia nga drejtesia .

Shto koment

Denonco