Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Gjykata e Durrësit: Burg pa afat për kapitenin rus të anijes me naftë kontrabandë

Gjykata e Durrësit: Burg pa afat për kapitenin rus të anijes me naftë kontrabandë

10:16, 04/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka marrë vendim për burgim pa afat për kapitenin ruse të anijes, të cilit iu gjetën  22 500 ton naftë kontrabandë

Trupi gjykues kryesuar nga Markelian Koça, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasit Aleksey Samsnov i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", duke e lënë në burg.

Avokati i çështjes Artion Beqiraj në përfundim të seancës e cilësoi si jo të drejte vendimin e gjykatës, duke pohuar se anija kishte mbërritur në radë, në tentativë për ta tregtuar naftën një kompanie në vendin tonë dhe nuk po kryente import të mallit.

Ndalimi dhe më pas sekuestrimi i anijes u bë në kuadër të operacionit policor i koduar “Embargo”,  duke bllokuar 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të kontrabandohej në Shqipëri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin e Kallamatës në Greqi, nga një anije tjetër.

Prokuroria dyshon se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt.

Në këtë kuadër u bë sekuestrimi i saj, arrestimi kapiteni dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco