KAFE SHQETO'/ Enida Bozheku: E pashpjegueshme, pse nuk është vlerësuar rrezikshmëria kriminale e autorit

13:46, 02/03/2023
A+ Aa A-

 

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit për të komentuar lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur ditën e djeshme me autor Dan Hutra, vrasësi serial i cili i mori jetën tre grave dhe plagosi tre të tjera, ishte juristja Enida Bozheku.

Ajo u shpreh se drejtësia shqiptare ka shumë boshllëqe brenda vetes dhe në një situatë si kjo reagimi duhet tjetë i menjëhershëm.

Reagimi i plotë:

Enida Bozheku: "Drejtësia Shqiptare ka shumë boshllëqe brenda vetes. Kush mbaron fakultetin e drejtësisë bën një sërë lëndësh ku mes tyre edhe kriminologjinë, ku mëson elementet psikiatrike me tendenca kriminale që tregojnë rrezikshërinë se kush do të vazhdojë penalen në një moment të dytë.

Në rastin e tij, është totalisht e pa shpjegueshme që të mos vlerësojnë tendencën kriminale dhe rrezikshëmrinë sociale të një individi që në moshën 20-vjeçare ka kryer dy vepra penale që janë shumë të rënda.

Pengmarrja është një vepër penale që klasifikohet tek ato të rrezikshmet, pasi nënkupton heqjen e lirisë nga elementet themelore te të drejtate e njeriut, pra Liria.

Përdhumini, një tjetër vepër akoma më e rëndë ku më pas vazhdon historia edhe me vrasje, kështu që 'flamuri i zi' është alarmues për faktin se sa individë të tillë ka që qarkullojnë të lirë, individë shumë të rrezikshëm për shoqërinë dhe që nuk janënë mbikëqyrje".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco