Me pistoletë e kallashnikov në makinë, në pranga 19 - vjeçari në Velipojë

Me pistoletë e kallashnikov në makinë, në pranga 19 - vjeçari në Velipojë

13:37, 02/03/2023
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Velipojë pasi ishte duke qarkulluar me 2 armë zjarri, në automjet.  

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipoje, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

"Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur  2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. 

 Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco