KAFE SHQETO/ Krimi i shumëfishtë i grave, vrasjet e paralajmëruara që nuk u ndaluan dot

13:31, 02/03/2023
A+ Aa A-

Tre gra janë vrarë ditën e djeshme në dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë!

Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë dhe një 31-vjeçaren, Etleva Kurti për hakmarrje. 

Arrestimi i i tij u bë i mundur nga dëshmia e qytetarëve në zonën e Sharrës të cilët e kishin identifikuar, gjashtë orë pasi autori kishte kryer vrasjet makabër.

Të ftuar ditën e sotme për të hedhur dritë mbi detaje më të rëndësishme rreth kësaj ngjarjeje makabër e cila ka tronditur opinionin publik ishin: Arben Hajdarmataj, Bleona Sari, Enida Bozheku si dhe Eriona Hoxha.

Diskutimi në studio:

Bleona Sari: Një ditë pas ngjarjes makabër të ditës së djeshme ku tre gra janë vrarë dhe janë plagosur tre të tjera është arrestuar autori i këtyre ngjarjeve. Dyshohet se Hutra  është autori të treja ngjarjeve të ndodhura njëra pas tjetrës në vetëm 1 orë  e pak. Dan Hutra 40 vjec, është një person me preçedent penal i dënuar më parë për krimin në familje dhunë ndaj grave dhe të tjera akuza si pengamarrje dhe përdhunim .

Këto janë akuza që kanë rënduar mbi 40-vjeçarin i cili ende nuk dihet se përse ishte i lirë ku në fakt duhet të ishte në burg, për të kryer dënimin e tij.

Kapja e tij u bë pas disa orësh në zonën e Sharrës, ku kanë qenë dy qytetarë të cilët e kanë identifikuar, pasi më herët ai kishte jetuar në këtë zonë dhe kështu ata e kishin njohur.  Tanimë pritet që Hutra të përballet me akuzat që vijojnë nga viti 2003 deri më tragjedinë e ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Flavio: Si mundet që një çmenduri e tillë, më një kriminel me burime mediokre financiare pa ndihmës t’i shkojë “thika si në gjalp". Aq lehtë bëhen krimet në Shqipëri?

Arben Hajdarmataj: Padyshim kjo është një ngjarje shumë e rëndë, më e rënda vitet e fundit. Fatkeqësisht ne jemi mësuar që të shohim të tilla ngjarje, aq më tepër që kanë në thelb dhunën në familje. Kjo në fakt e tejkalon edhe konceptin e dhunës ndaj gruas sepse në fakt kemi tre gra të vrara dhe kemi edhe 3 të plagosura.

Personalisht mendoj se mekanizmi i parandalimit të veprave kriminale nuk funksionon, autori i dyshuar sipas të dhënave që paraqet media dhe grupi hetimor pretendon që të paktën tek vrasja e fundit shkaku kryesor është konflikti që ai kishte patur në burg më vëllain e viktimës, Etleva Kurti.

Si ka mundësi që ndodhin konflikte të tilla në burg mes të burgosurve dhe kanosje mes tyre, dhe policia e burgjeve nuk merr asnjë lloj mase për të bërë një denoncim të dytë? Në momentin që del nga burgu, përse nuk i çohet Policisë së Shtetti të gjitha këto informacione se ai është një person me rrezikshmëri të lartë?

Aq më tepër që Policia e Shtetit, një person të tillë i cili ishte i dënuar për vrasje, nuk ka dijeni për vendnodhjen e tij. Këtu shkojnë gjërat sipas mënyrës së vet dhe fakti që deri në arrestimin e tij në gjsymën e ditës ku situata nuk është sqaruar, ngjarja nuk është marrë.

Jashtë vëmendjen së policisë, një qytetar me armë në makinë lëviz lirshëm i cili për më tepër ka kryer tre vrasje dhe është kapur pas gjashtë orësh.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco