Itali, operacion kundër drogës në Orvieto, tre shqiptarë në pranga

Itali, operacion kundër drogës në Orvieto, tre shqiptarë në pranga

13:24, 02/03/2023
A+ Aa A-

Shpërndarësit shqiptarë të drogës furnizonin konsumatorët në të gjithë zonën e Orvietos

Në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, 2 mars 2023, karabinierët e Njësisë Operative në Orvieto, së bashku me ushtarët e Komandave të Stacionit të Karabinierëve të dërguar si përforcim , kanë ekzekutuar 3 urdhra paraburgimi të lëshuara nga  Gjykata e Ternit me kërkesë të Prokurorit të Republikës së Ternit, ndaj 3 shtetasve me origjinë shqiptare.

Të arrestuarit, në përfundim të veprimtarisë hetimore, u akuzuan për përfshirje të  rënda të kryera në bashkëpunim lidhur me tregtimin e lëndëve narkotike si kokainë dhe hashash.

Aktiviteti kompleks hetimor, i koordinuar nga Prokurori Publik i Ternit, bëri të mundur konstatimin sesi organizata kriminale e menaxhonte tregtimin e kokainës dhe hashashit në territoret e sipërme të Orvietos, kryesisht në komunat Fabro, Monteleone d'Orvieto dhe Montegabbione, për t'u bërë këto qendra, pikë referimi për konsumatorët e të gjithë zonës.

Gjatë operacionit, karabinierët sekuestruan lëndë narkotike nga konsumatorë të ndryshëm dhe për pasojë kanë bërë kallëzimet administrative. Këto operacione u pasuan nga shërbimet e përgjimeve dhe vëzhgimit të cilat bënë të mundur mbledhjen e provave ndaj tre të arrestuarve.

Hetimi bëri të mundur rindërtimin e ngjarjeve se si nga fundi i vitit 2021 deri në muajt e parë të vitit 2022, të dyshuarit kanë kryer 386 transferta të lëndëve narkotike, nga të cilat 374 kokainë dhe 12 hashash, për gjithsej 376 gramë lëndë narkotike me vlerë 25 720 euro.

Të arrestuarit u transferuan në burgun e Ternit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco