Historia/ Dan Hutra vrau me thikë në zemër të fejuarën me 2007, u dënua 24 vjet burg

Historia/ Dan Hutra vrau me thikë në zemër të fejuarën me 2007, u dënua 24 vjet burg

15:31, 01/03/2023
A+ Aa A-

Autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Paskuqan ka vrarë me thikë në vitin 2007 gruan e tij.

Gjykata e Tiranes denoi nmë atë kohë me 24 vjet burg te pandehurin Dan Hutra, i akuzuar per vrasjen e te fejuares se tij. Togat e zeza, kane deklaruar fajtor, të pandehurin per vepren penale te "vrasjes me paramendim" te Dafina Havaljas.

Hutres i mbeten për të vuajtur vetëm 16 vjet burg, pasi ishte duke u gjykuar me gjykimin të shkurtuar ashtu siç ishin aktet e paraqitura nga prokuroria.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes vite më parë, ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 15 dhjetor të vitit 2007, në një banesë me qira, te vendi i quajtur Fusha e Aviacionit, në rrugën "Stavri Themeli", në Tiranë. Sipas deklarimeve të prokurorise, krimi në familje ka ardhur pas disa zenkave mes çiftit për arsye xhelozie.

I pandehuri Hutra, i sapo ardhur nga emigrimi, dyshonte se e fejuara e tij Dafina Havalja e tradhtonte, duke arritur kulmin pas tetë muaj fejese, ai ka marrë thikën dhe e qëllon disa herë në zemër, goditje këto që i sollën vdekjen vajzës 22- vjeçare nga Klosi i Dibrës. Sipas akuzës, për tetë muaj fejesa e tyre e ka qenë me debate e tension per shkaqe xhelozie, por mëngjesin e 15 dhjetorit 2007 ka arritur kulmin, kur Hutra pas zenkës me 22-vjeçaren është larguar nga shtepia.

Ky largim ka bërë që vajza të telefonojë në shtëpi, për t'i kërkuar prindërve që të shkonin ta merrnin se nuk donte të jetonte më. Pasdite sipas hetimeve, Hutra kthehet sërish në banesë dhe sapo vihet në dijeni të telefonatës së bërë nga ana e viktimës, si dhe kerkesës së saj për t'i dhënë fund lidhjes së tyre, ai ka marre thikën dhe e qellon duke e lënë të vdekur. Nga ekspertiza ka rezultuar se viktima kishte marre dy plagë, një me thikë në kraharor afër zemrës. Pas krimit, Hutra mbledh rrobat e tij, largohet nga banesa dhe i lajmeron familjaret e vajzes. "Hajde merreni! E keni te vrarë te shtëpia!", ka qene telefonata qe i pandehuri i ka bërë prinderve të vajzës rreth orës 16:00 , diten e ngjarjes. Pas telefonates Hutra, është larguar nga banesa në drejtim të paditur. Pas tre dite arratisje, Hutra arrestohet ne afërsi të Kukesit, brenda autobusëve të linjes Tiranë - Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco