Detaje nga masakra në Paskuqan/ 2 gra të vdekura, 2 të plagosura në gjendje të rëndë

Detaje nga masakra në Paskuqan/ 2 gra të vdekura, 2 të plagosura në gjendje të rëndë

14:27, 01/03/2023
A+ Aa A-

Dan Hutra ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së gruas, duke lënë të vdekur dy persona dhe tre të tjerë plagosur. Ai ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së gruas, duke lënë të vdekura dy gra.

Ai mësohet se ka qëlluar me kallashnikov me breshëri plumbash drejt familjes së gruas së tij.

Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshërinë e armës.

Burimet për Syri tv, shpjegojnë se konflikti ka nisur pasi çifti është ndarë. Mesohet gjithashtu se ata janë prindër të dy fëmijëve.

Autori është Dan Hutra, i cili ka qëlluar me kallashnikov mbi anëtarët e familjes së ish gruas së tij. Ai është larguar nga vendi i krimit me një makinë “Benz C Class”.

Burimet shpjegojnë se të plagosurit janë  me armë zjarri dhe mjete prerëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco