Ishte akomoduar në bujtinë, ndërron jetë turisti francez në Skrapar

Ishte akomoduar në bujtinë, ndërron jetë turisti francez në Skrapar

22:50, 28/02/2023
A+ Aa A-

Një turist francez ka ndërruar jetë në Skrapar. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjerbës, në një bujtinë. 

Policia bën të ditur se C.F, 49 vjeç, është gjetur pa shenja jete. 

Ai kishte disa ditë që ishte akomoduar në bujtinën e shtetasit M.L. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco