VIDEO/ Dhuna në futboll, sulmohet me gurë në Elbasan autobusi i lojtarëve të Pogradecit

18:30, 26/02/2023
A+ Aa A-

Sfida mes Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë u shënua me plot incidente ku nuk mungoi dhuna dhe kartonat e kuq.

Gjatë ndeshjes, lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin, i cili akordoi penallti në favor të vendasve.

Por dhuna shkoi përtej fushës së blertë. Pas ndeshjes e cila përfundoi 1-1, tifozët e Elbasanit nuk e pritën mirë këtë barazim duke sulmuar me gur autobusin e Pogradecit. Si pasojë, u thye një xham i autobusit, por pa rrezik për jetën e lojtarëve.

Burime nga policia shpjegojnë se janë në ndjekje të një meti tip BMW, e cila dyshohet se sulmoi autobusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco