Vasili: Rama po eliminon parlamentarizmin me metoda mafioze

16:45, 26/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri tv me moderatoren Megi Fagu ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i cili ka akuzuar Ramën që po përdor mënyra mafioze që të eliminojë komisionet hetimore në parlament, e cila garantohet nga kushtetuta.

Vasili është shprehur se Rama po tenton të paimagjinueshmen pasi kërkon të heqë të drejtën e ngritjes së komisioneve hetimore, diçka që nuk ndodh në një vend normal demokratik

"Është shumë e qartë që në këtë moment që ndodhemi po përjetojmë elementet e fundit të një agonie të pushtetit që kërkon të bëjë pis me mafiozitetin e tij dhe institucionin e parlamentit. Ai kërkon ta kapë dhe ta asfiksojë, ta kthejë një institucion që nuk funksionon dhe të aplikojë atë që quhet bllokimi de fakto pasi de jure është bllokuar.

Arsyet janë të thjeshta për tu kuptuar, nëqoftëse bllokon veprimtarinë e opozitës në mënyrë antikushtetuese të paligjshme do të thotë se de fakto ke bllokuar parlamentin.

Në rastin konkret kemi të bëjmë më bllokimin e nismave të deputetëve që është një e drejtë kushtetuese, pasi  Rama ka tentuar të bllokojë ngritjen e komisionit hetimor për këtë çështje, ky është një atentat ndaj parlamentit.

Sot ai është themeli i shtetit, kontrolli i pushtetit bëhet nga emisione hetimore dhe praktikisht ka vrarë parlamentin.

Kërkohet që të ndryshohet ligji i komisionit hetimor që mos të kenë mundësi më që të ngrihen komisione hetimore.

Foltoren do ta marrë peng Rama së bashku me qeverinë që mos të japin llogari dhe ne deputetët ë opozitës po e zhbllokojmë atë."- Tha ndër të tjera Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco