Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Roskovec, zjarr masiv në fshatin Kuman. Digjen mbi 3 mijë rrënjë ullinj

14:07, 26/02/2023
A+ Aa A-

Mbi 3 mijë rrënjë ullinj është dëmi i shkaktuar nga një zjarr masiv që përfshiu kodrat e fshatit Kuman në Roskovec. Zjarri u shkaktua nga pakujdesia, ndërsa për orë të tëra disa zjarrfikëse luftuan me flakët për neutralizimin e tyre.

Zjarr masiv përfshiu këtë enjte kodrat me ullinj në fshatin Kuman të bashkisë Roskovec.

Në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse nga Roskoveci, Fieri dhe Patosi, të cilat janë përballur me vështirësi për shuarjen e flakëve, për shkak se zjarri përhapej me shpejtësi nga era.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka djegur së paku 3 mijë rrënjë ullinj, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për fermerët e këtij fshati.

Nënkryetari i bashkisë Rokosvec, Maks Goga, thotë se do të bëhet verifikim i dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, pasi një banor i zonës ka djegur disa barishte, por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco