VIDEO/ Zjarret në Vlorë nisin pa ardhur ende pranvera

11:26, 26/02/2023
A+ Aa A-

I vihet zjarri pikës së grumbullimit të mbetjeve në lagjen ‘24 maji’ në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele dhe zjarri po përhapet me shpejtësi i  favorizuar dhe nga era e fortë.

Djegia e plehrave ka shkaktuar një re të madhe tymi çka po ndotet te gjithë zonën përreth. Sipas burimeve mësohet se  zjarri është vendosur qëllimshme!

Një banor i zonës shprehet se zjarri është vendosur në orët e para te mëngjesit, dhe se kjo nuk është hera e parë që këtyre plehrave u vendoset zjarri.

Banori thekson se ndotja e zonës u shkakton probleme në shëndetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco