Kthehej nga Italia, prangoset në port i riu, kërkohej për ...

Kthehej nga Italia, prangoset në port i riu, kërkohej për ...

09:44, 26/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar, 31 vjeçarin, Sajmir Elezaj i cili ishte shpallur në kërkim nga forcat blu pasi në 2019-ën në një atentat me armë zjarri në Fushë Mëzezë tentoi të vriste 17 vjeçarin Jonis Hasa i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Arrestimi i tij është bërë gjatë momentit që i riu ka hyrë në portin e Durrësit pasi sapo kishte mbërritur nga Italia.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë  ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco