Çmontimi i kamerave të krimit, Karamuço: Nëpërmjet tyre janë bërë edhe vrasje

Çmontimi i kamerave të krimit, Karamuço: Nëpërmjet tyre janë bërë edhe vrasje

22:22, 24/02/2023
A+ Aa A-

Prej disa javësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion për çmontimin e kamerave nëpër vende publike, të vendosura nga persona të botës së krimit. Deri më tani, janë çmontuar qindra kamera nëpër disa qarqe të vendit. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha më shumë detaje.

Eksperti theksoi se kamerat janë të teknologjisë së lartë që arrijnë të fiksojnë deri në 2 km distancë. Siç theksoi eksperti gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, këto kamera janë përdorur edhe për të kryer vrasje.

“Kamerat janë syri i botës së krimit për të na parë të gjithë ne. Edhe policia ka kamera por jo në atë shtrirje gjeografike sa krimi i organizuar. Hoqëm kamerat por pas tyre janë serverat, monitorët, vëzhduesit dhe organizatorët. Për shumicën nuk ka ende të dhëna se ku janë serverat.

Për disa është dyshuar dhe për disa janë bërë kallëzime. Për shumicën e këtyre kamerave nuk ka ende sot lidhje se ku janë serverat, ku është monitori, sallat operative. Kamerat janë me ëireless dhe me panel diellor. Një kamer që vura re është Wise, të kap dhe të fikson deri në 2 km.

Kam dyshime të forta se disa prej këtyre kamerave, krimi i organizuar edhe për shkak të portofolit që ka, kanë një database që të bën jo vetëm fiksimin e fytyrës por edhe njohjen e fytyrës.”, tha ai.

Kush i ka përdorur këto kamera?

“Fakti që këto u hoqën dhe disa prej personave janë ende në kërkim dhe janë dënuar për krime të rënda, tregon se kanë pasur për qëllim kryesor jo vetëm mbrojtjen e tyre por edhe për të parë rivalët e tjerë. E dimë që nëpërmjet këtyre kamerave të vendosura në vende publike janë bërë vrasje. Nuk ka pasur vëzhgues por nëpërmjet kamerës janë urdhëruar ekzekutorët. Ka shumë kamera të pahequra.“, theksoi Karamuço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco