Dëshmi kontradiktore në gjykatë, arrestohet një nga dëshmitarët e çështjes ‘Paplekaj

Dëshmi kontradiktore në gjykatë, arrestohet një nga dëshmitarët e çështjes ‘Paplekaj

17:19, 24/02/2023
A+ Aa A-

Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen ‘Paplekaj’. Dëshmitari Miles Kurti është arrestuar pas daljes nga salla e gjyqit, pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.

Në deklaratën e tij e parë, ai dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.

Dyshohet se gjatë seancës së sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco