Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Dumani dëshmon për 2 vrasje: Porosia erdhi nga Erion Alibej

11:10, 22/02/2023
A+ Aa A-

Nuredin Dumani u shfaq këtë të martë në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar rreth vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Ai dëshmoi para togave të zeza, se krimi u porosit nga Erion Alibej, ndërsa vetë organizoi skenarin dhe ndau rolet. Për emrin e ekzekutorit, Dumani e drejton gishtin tek Skerdi Tase

SYRI TV

Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili zbardhi disa vrasje mes grupeve kriminale, shfaqet në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar si një nga dëshmitarët e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt.

Dumani ka treguar se ekzekutori ka qenë Skerdi Tase, ndërkohë që si porositës përmend emrin e Erion Alibejt.

I penduari i drejtësisë u shoqërua me masa të rrepta sigurie në ambientet e GJKKO-së, teksa përpara togave të zeza ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Erion Alibej, ndërsa pasi mori porosinë, ka organizuar të gjithë ngjarjen dhe ndarë rolet.

Sipas Dumanit, për ekzekutimin angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit. Dëshmitari rezultoi edhe përgjegjës për krimin, ndërsa GJKKO i caktoi Nuredin Dumanit avokat në seancë.

Kujtojmë se Rigers Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit më 29 korrik 2020. Për krimin u fajësuan Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halili, persona këta që dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik të të njëjtit vit.

Ndërkohë, në funksionin e dëshmitarit këtë të martë, në GJKKO ishin thirrur edhe Seit Manahasa e Elvis Koçi, ndaj të cilëve janë pushuar akuzat, ndërsa nën akuzë, bashkë me Erion Alibejn, janë Xhuljano Hoxha e Euglent Halili.

Për vrasjen e dy miqve të ngushtë në harkun e 9 ditëve, ra në pranga më 18 shtator të 2020 Erion Alibej, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë "Arrest me burg".

Kujtojmë se për këtë çështje në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme tërhoqi aktet për Erion Alibejn.

Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, deklarimet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit tjetër të dosjes, Euglen Halilaj. Procesi u nda për Alibejn, ndërsa vijon gjyqi për Euglent Halilin dhe Xhuljano Hoxhën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco