Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sveçla tregon provat: Grupe të orkestruara nga Beogradi po synojnë ta destabilizojnë Kosovën

Sveçla tregon provat: Grupe të orkestruara nga Beogradi po synojnë ta destabilizojnë Kosovën

07:40, 22/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës dje, në veri të vendit, ka konfiskuar 6.300 fishekë të futur kontrabandë nga Serbia. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi në Fb lidhur me operacionin në të cilin u kap një sasi e konsiderueshme armatimi, për të cilin akuzoi Beogradin, grupe të caktuara të mbështetura pej tij që kanë synim të krijojnë trazira në Kosovë.

"Ndërsa Vuçiç flet për armatosje të Serbisë, - shkroi Sveçla, - në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia. 6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot (21.2) nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të Serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tonë.
Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin tonë në luftimin e çdo lloj kriminaliteti që synon të cënojë sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco