Vdekja e Joy Ayokos / Grupi hetimor i kërkon ambasadës së Kenias në Romë të sjellë në Tiranë përgjigjet

Vdekja e Joy Ayokos / Grupi hetimor i kërkon ambasadës së Kenias në Romë të sjellë në Tiranë përgjigjet

13:39, 20/02/2023
A+ Aa A-

Një letërporosi e nisur për në Kenia dhe sekuestrimi i të gjitha praktikave mjekësore të realizuara në Spitalin e Traumës, mbajnë ende në hetim krimin e rëndë të dhunimit të vajzës që ishte e punësuar në një kazino.

Kërkesa e hetimit tonë shkon në drejtim të homologëve kenianë për shkak të domosdoshmërisë për të marrë në duar autopsinë e vdekjes së vajzës 22 vjeçe, që ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u largua nga vendi jonë.

Edhe pse Policia dhe Prokuroria jo vetëm lëvizën vonë për të hetuar dhe mbledhur fakte rreth atij akti horror të dhunimit të të resë, por madje edhe hetimet ecën ngadalë drejt hedhjes dritë mbi ngjarjen. Tashmë hetimi do të merret me shumë me verifikimin e fakteve procedurale që do të dalin nga shkaqet e vdekjes që pritet të vijnë nga Kenia dhe gjithë kartelës mjekësore për muajt që ajo mori trajtim në spital në gjendje koma. Rasti u bë publik nga mediat kohë më vonë, ndërkohë që në vendin tonë kishte mbërritur nëna e saj nga Kenia. Policia ka marrë disa persona në pyetje, por pa mundur të vërë asnjë person në pranga për ngjarjen e rëndë.

Kërkesa

Kështu vdekja pak ditë më parë e shtetases keniane, Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vetëvrarë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia keniane. Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi prokurorisë së Përgjithshme të Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e Spitalit ku ndërroi jetë.

Ky veprim procedural, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave, që i ka shkaktuar vdekjen Joy Ayokos. Prokuroria ka hyrë në kontakt me përfaqësues të ambasadës keniane në Romë, me qëllim marrjen e dokumenteve që lidhen me autopsinë. Ndërsa tek spitali i Traumës, është tërhequr plotësisht kartela mjekësore, që tregon diagnozat dhe mjekimet që ka ndjekur Joy. Dy javë para se keniania të ndërronte jetë, prokuroria dhe policia e Tiranës, janë kthyer për të dytën herë radhazi në apartamentin, ku jetonte vajza në Tiranë. Qëllimi i vizitës së prokurorit, është realizuar me qëllim kryerjen e një eksperimenti hetimor, duke u bazuar dhe në të dhëna të tjera të mbledhura gjatë kësaj kohe të hetimit.

Ndërsa disa fije flokësh, janë administruar si prova, të cilat do analizohen biologjikisht në laboratorin e Policisë Shkencore. Përmes këtyre provave dhe kryerjes së një eksperimenti, ekspertët kërkojnë të ndërtojnë një version të mundshëm, mbi dinamikën e lëvizjeve, që besohet të ketë kryer mesnatën e 13 Gushtit 2022, shtetasja keniane, Joy Ayoko. Kjo e fundit mësohet se është rrëzuar ose hedhur nga dritarja e katit të 3-të, duke rënë në pjesën e pasme të pallatit. Mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qenë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj, Policia gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco