Tapë në timon/ Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Tapë në timon/ Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

13:23, 20/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës lajmëron arrestimin e dy shtetasve, ndërsa thotë se një tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

Shkak mësohet se është bërë dëmtimi i një automjeti pas një sherri për motive të dobëta.

Po ashtu policia njofton dhe arrestimin e dy drejtuesve të automjeteve, pasi ishin të dehur në timon.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin K. D., si dhe i ka dëmtuar atij, xhamin e automjetit.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan shtetasit:

-A. Rr., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A. Z”, njofton policia ndërsa thotë se materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco