Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

SYRI TV/ Blogerja ruse në Shqipëri drejt ekstradimit, Euractiv: Bashkëpunimi me Moskën, shqetësues

13:12, 20/02/2023
A+ Aa A-

Blogerja ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në gusht 2022 në Shqipëri, pritet të ekstradohet drejt Rusisë. Agjencia e Brukselit, “Euractiv”, thotë se bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me Moskën është shqetësues, pasi ajo mund  të përballet me dhunim të të drejtave të njeriut nëse kthehet në vendin e saj. 

Nga SYRI TV

Qeveria shqiptare i ka hapur dritën jeshile ekstradimit të një blogereje ruse, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 me akuzën e spiunazhit.

Sipas agjencisë së Brukselit, “Euractiv”, Svetlana Timofeeva pritet të ekstradohet drejt Rusisë, por avokatët e saj druhen se ajo do përballet me dhunim të të drejtave të njeriut nëse kthehet në vendin e saj.

Timofeeva i tha gjykatës në fillim të shkurtit se ajo ishte e divorcuar dhe se ishte larguar nga Rusia për shkak të pikëpamjeve të saj për luftën në Ukrainë. Ajo tha se këto pikëpamje do ta linin atë të hapur ndaj persekutimit politik dhe shprehu dëshirën për të qëndruar në Shqipëri.

Euractiv shkruan se ajo do i nënshtrohet procedurës së ekstradimit, pavarësisht kundërshtimeve nga përfaqësuesi i saj ligjor. Agjencia e Brukselit shkruan se ‘janë ngritur shqetësime gjithashtu për bashkëpunimin me këtë vend në mes të sanksioneve të BE dhe SHBA dhe luftës që vazhdon.”

Por Ministria e Drejtësisë thotë se sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë nuk pengonin në nisjen e procedurave të ekstradimit. “Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë nuk ka lidhje me masat shtrënguese, të cilat janë vetëm politike dhe ekonomike,” tha Ministria e Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco