‘Hashash, armë e fara kanabisi’, 4 të arrestuar në Shkodër

‘Hashash, armë e fara kanabisi’, 4 të arrestuar në Shkodër

12:58, 20/02/2023
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar nga policia në Shkodër pasi në mjetin që po lëviznin iu gjet lëndë narkotike ndërsa gjatë kontrollit në banesa u gjetën lëndë narktike, fara bimësh, armë, fishekë dhe shkop besjbolli.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Porosia e fundit” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Brendon Bajrami 22 vjeç, Franc Marku 21 vjeç, Ehad Hoxha 21 vjeç dhe Krisijan Verri 22 vjeç, banues në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës. 

"Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare," njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco