Rinisën punimet pas bllokimit nga policia, në pranga 3 persona në Vlorë, pronari në kërkim

Rinisën punimet pas bllokimit nga policia, në pranga 3 persona në Vlorë, pronari në kërkim

12:56, 20/02/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim  për një objekt pa leje tek "Uji i Ftohtë".

Në kërkim u shpall pronari i pallatit, ndërsa në pranga u vunë administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;

P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi. 

"Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt. 

Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco