‘Shlyej borxhet, po do naftë’/ Si u dhunua me shkop bejsbolli punonjësi i karburantit

‘Shlyej borxhet, po do naftë’/ Si u dhunua me shkop bejsbolli punonjësi i karburantit

11:54, 20/02/2023
A+ Aa A-

Eshte mësuar dinamika se si ndodhi ngjarja e rëndë në Durrës këtë të hënë, ku 44-vjeçari Artan Paja tentoi të vriste me shkop bejsbolli punonjësin e një karburanti.

Shkak i konfliktit në Shkafanë të Durrësit është bërë një borxh që Paja kishte në karburantin në fjalë.

Kur punonjësi i karburantit ka refuzuar t’i furnizojë karburantin 44-vjeçarit për shkak të detyrimeve të pashlyera, ky i fundit ka dalë nga makina dhe e ka dhunuar.

44-vjeçari ka rrëmbyer shkopin e bejsbollit që mbante në makinë dhe ka tentuar të vrasë punonjësin 46-vjeçar.

Ai është arrestuar në polici, ndërkohë që 46-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policië.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco