SYRI TV/ Babai vrau djalin, avokati Teralli: I pandehuri në kushte të rënduara psikologjike

11:37, 20/02/2023
A+ Aa A-

Lihet në burg 77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili tre ditë më parë dhunoi me çekiç me pasojë vdekjen djalin e tij Hamdi Bylykbashi.

Nga SYRI TV

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zvezdë të Maliqit. I moshuari është paraqitur në gjendje të rënduar psikologjike në gjykatë, duke u shprehur se i biri kishte kohë që e bezdiste për shkak të alkoolit.

Shefki Bylykbashi është shprehur se nuk ka pasur qëllim të vrasë të birin, por sipas tij, nuk kishte më durim për shkak të sjelljeve të të birit.

Kujtojmë se Hamdi Bylykbashi, humbi jetën pak ditë më parë duke u transportuar për në spital me ambulancë.

Fillimisht ngjarja u cilësua si aksidentale dhe u fsheh nga familjarët e viktimës, por pas ekspertizë rezultoi se 50-vjeçari kishte faktura në kokë, të cilat ishin shkaktuar nga goditja me një çekiç.

Për ngjarjen u arrestua babai i viktimës, ndërsa familjarët e tij deklaruan se Hamdiu kishte tentuar ta hidhte në pus, të atin.

Avokati Nevzat Tarelli është shprehur për mediat se ngjarja ka ndodhur në kushte të rënduara psikologjike dhe të përsëritur. Ai deklaroi se kjo situatë ngre dyshime se vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco