Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Dumani dha 70 mijë euro për ‘kokën’ e tij/ Zbulohet ‘shënjestra’ e atentatit

Dumani dha 70 mijë euro për ‘kokën’ e tij/ Zbulohet ‘shënjestra’ e atentatit

11:46, 20/02/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati i dështuar në Elbasan.

Elton Kila, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”, dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit të dështuar në orët e vona të së shtunës në Elbasan.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllai i Arjan Spahiut të ekzekutuar në Belgjikë, i cili është edhe kunati i Erion Alibejt.

Në pranga është vënë edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur, ku u gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.

Rikujtojmë se ditën e djeshme policia njoftoi se kishin marrë informacion për një ngjarje të mundshme kriminale.

Gjatë kontrolleve të kryera në terren është gjetur automjeti brenda të cilit ishin fshehur 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Emri i Elton Kilës doli së fundmi edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj, i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit Elton Kila, pasi i kishte dërguar foton e tij.

Në atë kohë u raportua se Kila do vritej me porosi të Suel Çelës.

Mjeti tip BMW X6, që ishte i armatosur gjer në dhëmbë, ka qendruar për një kohë pranë shtëpisë së Erion Alibejt, anëtarët e grupit të të cilit duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën. Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit. Ndërkohë Arben Spahiu, i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej, është vëllai i Arjan Spahiut- i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut- i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco