FOTO/ Makina me armë në Elbasan, policia jep detaje: Kush u arrestua

FOTO/ Makina me armë në Elbasan, policia jep detaje: Kush u arrestua

11:35, 20/02/2023
A+ Aa A-

Policia ka dhënë sot njoftimin zyrtar duke zbardhur detaje mbi operacionin e finalizuar në Elbasan më 19 shkurt 2022 ku u gjet një makinë BMW X6 me armë dhe lëndë djegëse, gati për një atentat.

Pas këtij operacioni, policia arrestoi dy persona, Arben Spahiu dhe Arsen Peçi, të cilët janë prangosur në Elbasan pas dyshimeve se mjeti i sekuestruar i përket këtyre shtetasve.

Mjeti tip BMW X6 ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erion Alibejt, anëtarët e grupit të të cilit duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët e tij.

Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit, 44 vjeç. Kurse Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erion Alibejt është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. 

Image

Njoftimi i policisë

Në nisje të operacionit, një ditë më parë, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet, që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një ngjarje të mundshme kriminale, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Inteligjenca".

Në kuadër të operacionit u ngritën pika të shumta kontrolli dhe u ushtrua kontroll në ambiente të ndryshme të cilat dyshohej se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMË X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Personat e dyshuar, për shkak të presionit policor në terren, fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin.

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të operacionit policor “Inteligjenca”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A. S., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje";

A. P., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Për hetimin e thelluar të këtij rasti është duke punuar një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët më të mirë të hetimit të krimit të DVP Elbasan, specialistët e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco