FOTO/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë pas sherrit për një femër

FOTO/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë pas sherrit për një femër

11:33, 20/02/2023
A+ Aa A-

Zbulohet identiteti i shqiptarit që mbeti i vrarë në një lokal në Greqi.

Korrespondentja e SYRI TV bën me dije se i riu që u vra pas sherrit për një femër, është Visar Dakrama, 34 vjeç nga Vlora.

Autori i krimit është një grek 35-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas informacioneve paraprake, greku ishte përleshur me shqiptarin në lidhje me një femër. Fillimishte greku e kishte kërcënuar shqiptari me thikë.

Pas përleshjes, greku kishte shkuar në shtëpi, kishte marrë një pushkë dhe ishte rikthyer në lokal duke qëlluar dhe vrarë shqiptarin.

35-vjeçari grek është arrestuar, por mediat shkruajnë se ai është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.

Burime thonë se viktima është qëlluar në kokë.

Shkaku i sherrit mësohet se ka qenë fakti se shqiptari ka ngacmuar një femër që ishte në shoqërinë e grekut.

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco