Sillnin vajza nga Amerika Latine dhe i prostituonin në Greqi, shkatërrohet grupi kriminal, mes të arrestuar edhe 6 shqiptarë

Sillnin vajza nga Amerika Latine dhe i prostituonin në Greqi, shkatërrohet grupi kriminal, mes të arrestuar edhe 6 shqiptarë

10:58, 19/02/2023
A+ Aa A-

Një rrjet ndërkombëtar trafiku që prostituonte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, është shkatërruar nga policia helene, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre 6 shqiptarë.

Sipas informacioneve nga mediat greke, fillimisht vajzat kanë ardhur në Greqi nga rrjeti kriminal i cili u mbulonte shpenzimet, ndërsa më pas janë mbajtur peng në hotel. Sipas të njëjtave informacione, vajzat kanë marrë leje për të dalë dhe kanë qenë gjithmonë të shoqëruara.

Ka qenë një viktimë e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Por duket se deri sa policia mbërriti në hotel, trafikantët kishin marrë informacion për kontrollin, duke larguar viktimat nga godina.

Hetimet kanë nisur që në muajin shtator, duke u konkluduar sot me arrestimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco