Kamioni del nga rruga në Tiranë, lëndohet drejtuesi

Kamioni del nga rruga në Tiranë, lëndohet drejtuesi

23:30, 18/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Prezë, pranë Tiranës.

Ka qenë një kamion mjeti i përfshirë në aksident me drejtues F.L, 50-vjeç, që ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se pas shkaqe që ende nuk dihen, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, që ka çuar më pas në daljen e kamionit nga rruga.

Ndërkohë 50-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reagimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco