Merrnin vajza nga Amerika Latine dhe i punësonin si prostituta, zbërthehet banda e shqiptarëve në Greqi

Merrnin vajza nga Amerika Latine dhe i punësonin si prostituta, zbërthehet banda e shqiptarëve në Greqi

20:59, 18/02/2023
A+ Aa A-

Një rrjet ndërkombëtar trafiku, i cili sillte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, u çmontua nga sigurimi i Atikës, në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe kolumbiane.

Shkak ka qenë denoncimi i një viktime në polici në periudhën korrik-gusht.

Tetë persona janë arrestuar nga të cilët pesë janë me origjinë shqiptare, tre janë me kombësi greke (dy me origjinë egjiptiane dhe një nga Shqipëria).

Një 37-vjeçar ishte përgjegjës për funksionimin e zyrës duke pasur një rol koordinues në të gjithë gamën e aktiviteteve të saj, duke i caktuar detyra specifike

Një moshuar dhe një 31-vjeçar ishin ngarkuar me transportin e viktimave dhe mbajtjen e shpërblimeve monetare, ndërsa 62-vjeçari, pronar hoteli, kishte marrë përsipër strehimin e viktimave dhe sigurimin e dhomave për takimet e tyre seksuale me “klientët”.

Sipas informacioneve, të rejat kanë ardhur në Greqi me biletat që mbulonin shpenzimet, ndërsa më pas janë mbajtur peng në hotel, ku mund të lëviznin vetëm brenda tij. Sipas të njëjtave informacione, vajzat kanë marrë leje për të dalë dhe kanë qenë gjithmonë të shoqëruara.

Ka qenë një viktimë e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Mirëpo, kur policia shkoi, hoteleri ishte informuar dhe me udhëzime nga organizatori e kishte larguar vajzën nga ambienti.

Bëhet e ditur se hetimet kanë nisur në muajin shtator.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos tha:

“Trajtimi i trafikimit, tregtisë moderne të skllevërve, shfrytëzimi i njerëzve, shfrytëzimi tregtar dhe seksual i grave është një nga prioritetet më themelore, praktike për Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit dhe Policinë Greke.

Është çështje humanizmi, drejtësie, kulture, respekti për njeriun. Është çështje respektimi absolut i ligjit në Greqi dhe në mbarë botën.

Për këtë arsye, dua të përgëzoj Policinë Greke për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur me Autoritetet e Sigurisë të Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe në mënyrë të veçantë të falënderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin e saj në çmontimin e organizatës kriminale ndërkombëtare.

Ne po vazhdojmë efektivisht bashkëpunimet tona ndërkombëtare, për të çrrënjosur trafikimin, këtë formë moderne të tregtisë së skllevërve, nga Greqia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco