Shpërthimi me tritol në Tiranë, çfarë ka dëshmuar punëtori i ndërtimit

Shpërthimi me tritol në Tiranë, çfarë ka dëshmuar punëtori i ndërtimit

12:47, 22/01/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një sasi tritoli shpërtheu pranë një banese në Tiranë.

Lënda plasëse u vendos në verandën e shtëpisë që ishte marrë me qira nga Demir Cara, në të cilën fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Banesa është në pronësi të shtetases Zenepe Kamena, e cila ndodhet jashtë vendit.

34 vjeçari Demir Cara, i cili punon në ndërtim, ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira ndërsa ka dëshmuar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd.

Dyshohet se kërcënimi me tritol është për familjarë të pronares së shtëpisë, më konkretisht nipit të saj. Nga dëshmitë që ka marrë policia, dyshohet se shkak për këtë janë bërë borxhet e pashlyera nga nipi i Zenepes.

Mësohet se këto borxhe i ka pasur për shkak të lojërave të fatit. Sakaq, zona është pa kamera sigurie dhe nuk ka asnjë të dhënë deri më tani se si ka vepruar autori apo nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor. /Abc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco