Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Grabitja dhe dhuna mbi të moshuarën/ Krimi u denoncua nga Berisha

Grabitja dhe dhuna mbi të moshuarën/ Krimi u denoncua nga Berisha

10:22, 06/01/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen me dhunë që ndodhi në Maliq, ku një e moshuar ra pre edhe e dhunës. Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor të 2022, në fshatin Pirg, ku autorët vodhën 10 mijë euro.

Por ngjarja nuk do bëhej publike në rast se nuk do të ishte një denoncim i kreut të PD-së, Sali Berisha, një ditë më parë.

“Të moshuarës i vjedhin 10.000 € dhe e bëjnë për spital. Për policinë nuk ka ndodhur gjë! Bashkëpunim me krimin,” shkroi Berisha një ditë më parë, duke postuar mesazhin e qytetarit dixhital.

“Po ju informoj për një grabitje që ka ndodhur në fshatin Pirg, pjesë e bashkisë Maliq, ku persona të maskuar i kanë hyrë në banesë dhe kanë dhunuar, rrahur barbarisht, dhe e lidhur kur e kanë gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha, pensioniste, e cila jeton e vetme, në datë 29 dhjetor rreth orës dy pas mesnate, ku ajo pretendon se i kishin grabitur një sasi prej 10.000 euro. Shtetasja në fjalë ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës. Nga organet e rendit e kanë lënë në heshtje dhe nuk kanë bërë asnjë prononcim deri më sot,” shkruante ai.

Kurse sot, policia bëri me dije se ka administruar si prove materiale litarin që është lidhur e moshuara Luljeta Hoxha në momentin e grabitjes.

Nga burimet, bëhet e ditur se për ngjarjen janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës ngjitur (banesë e vëllait të burrit të Luljeta Hoxhës), nga ana e policisë, të cilat mund të ketë fiksuar lëvizjen e autorit të ngjarjes.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco