VIDEO/ Lekët, se të vrava! - Rrëfimi i të moshuarës që e rrahën dhe i grabitën paratë e tokës

VIDEO/ Lekët, se të vrava! - Rrëfimi i të moshuarës që e rrahën dhe i grabitën paratë e tokës

08:43, 06/01/2023
A+ Aa A-

Luljeta Hoxha, 67 vjeçarja, banuese në Pirg të Korçës, rrëfeu se si u rrah dhe u grabit nga persona të paidentifikuar ende, në shtëpinë e saj.

Nga shtrati i spitalit, znj. Hoxha tregoi: "Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m'u hodh sipër. Leket me tha se të vrava. I thoja se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek.

Nxori thikën. Me godite me shkelma. Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t'u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro m'i mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha. Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshia, në pyetën dhe u tregova. Me mori policia me solli pa ndjenja në spital. Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco