Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vrasja e të riut kuksian/ Krimet e Rënda zbarkojnë në Prizren, vazhdojnë bastisjet për rastin ‘Kobra’

Vrasja e të riut kuksian/ Krimet e Rënda zbarkojnë në Prizren, vazhdojnë bastisjet për rastin ‘Kobra’

17:57, 05/01/2023
A+ Aa A-

Njësia e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me disa njësi të Policisë Rajonale në Prizren, ka zhvilluar sot një aksion për vrasjen që ndodhi në lokalin ‘Kobra City’ të martën në mëngjes, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit. Ato kanë njoftuar se bastisjet janë kryer në disa lokacione, në kërkim të provave që do të lidhen me rastin dhe do të zbardhin detaje të reja për vrasjen e kuksianit.

I dyshuar për këtë vrasje të rëndë është Dibran Hoxhaj, i njohur edhe si “Kobra”, i cili tashmë ndodhet nën masën e paraburgimit, që iu caktua dje nga Gjykata Themelore në Prizren. Hoxhaj, i cili ka të kaluar kriminale, dyshohet se ka kryer veprat penale: 'vrasje e rëndë', 'mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve' dhe 'manipulimi me prova'.

Bashkë me ‘Kobrën’ në paraburgim kanë përfunduar edhe pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj për shkak të dyshimit  të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje, që i parapriu vrasjes.

I riu që u vra është Visart Cengun nga Kukësi i Shqipërisë, i cili kishte ardhur nga Franca për pushime, që rezultuan të jenë tragjike. Ai mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së martës pas të shtënave me armë zjarri në dalje të lokalit ‘Kobra City’ në Prizren. Keq e pësoi edhe miku i tij, 27-vjeçar, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Këtë e ka konfirmuar edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Nazan Shero, e cila i tha Gazetës Sinjali dje se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco