KFOR largon barrikadat e mbetura në veri

KFOR largon barrikadat e mbetura në veri

21:35, 03/01/2023
A+ Aa A-

E djegur po qëndron ne rrugë prej disa ditësh. Kamioneta mbi urën pranë Kërshit të Dudës afër Zveçanit, filloi të lëvizë këtë të martë.

Por gjatë tërheqjes nga KFOR-I, pjesa e parme e saj u këput.

Pjesëtarët e KFOR-it vazhduan punën për largimin e saj, por edhe të mjeteve të tjera, të cilat u vendosën si bllokadë nga serbët lokalë.

Përveç xhipave, në terren ishin edhe dy autoblinda më të mëdha të këtij misioni.

Në vendngjarje ndodheshin edhe ekipe të shumta të EULEX-it, si dhe të Policisë së Kosovës.

Operacionet në Veri të Kosovës i paralajmëroi vetë misioni i KFOR-it, të cilët thanë se kjo po bëhet për të kthyer lëvizjen e lirë në këtë pjesë.

Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë kishte mbajtur në Rashkë, ku u deklarua se do të largohen barrikadat./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco