EMRAT/ Tjetër aksident në Divjakë, vajza humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë e ëma

EMRAT/ Tjetër aksident në Divjakë, vajza humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë e ëma

17:41, 03/01/2023
A+ Aa A-

Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite në Divjakë, në të cilin ka humbur jetën një grua.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit tip “Opel” ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rrugë, e si pasojë nëna e saj që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja Burbuqe Alcani., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja Hasime Alcani, si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Ndërkohë rreth orës 16:30 një tjetër aksident u shënua në Divjakë, me pasojë humbjen e jetës së shoferit të mjetit dhe plagosjes se katër pasagjerëve që udhëtonin në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco