Aksident me vdekje në Divjakë, humb jetën shoferi, plagosen 4 të rinjtë

Aksident me vdekje në Divjakë, humb jetën shoferi, plagosen 4 të rinjtë

17:18, 03/01/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë.

Gjatë një aksidenti në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat" ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 4 të rinj.

Njoftimi i plotë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat", shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco