Vrasja e të riut kuksian/ Konflikti nisi për shkak të faturës 400 euro

Vrasja e të riut kuksian/ Konflikti nisi për shkak të faturës 400 euro

14:08, 03/01/2023
A+ Aa A-

Një faturë prej 400 eurosh duket se ka qënë shkaku i nisjes së sherrit në lokalin “Kobra City” në Prizren, që përfundoi me vrasjen e të riut kuksiane nga vet pronari, Dibran Hoxhaj.

Hoxhaj dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur.  

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero i tha Gazetës Sinjali se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të gjuajnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Siç mëson Sinjali, pronari i lokalit Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dyshohet se ka gjuajtur me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco