Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Bastiset ‘Kobra City’ dhe shtëpia e Dibran Hoxhës, gjenden 3 gëzhoja

Bastiset ‘Kobra City’ dhe shtëpia e Dibran Hoxhës, gjenden 3 gëzhoja

11:32, 03/01/2023
A+ Aa A-

Pas vrasjes me armë zjarri të 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu, policia ka bërë kontrolle në lokalin “Kobra City” dhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës.

Nga burimet për media mësohet se në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash, raporton Express. 

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se ‘ka pasur bastisje të lokalit dhe të shtëpisë, si dhe janë gjetur së paku 3 gëzhoja, gjithashtu edhe lokali i demoluar’.

Sipas Bytyqit, për momentin janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lokalin “Kobra City” në dalje të Prizrenit, ka vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi.

Gjithashtu zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmon se në mesin e personave që po merren në pyetje është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe lidhur me këtë policia është duke u pytur disa persona, kryesisht stafin e lokalit “Kobra City”.

31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shqiptarë të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco