EMRAT/ Kapet autori i plagosjes në Sukth, zbulohet identiteti i tij

EMRAT/ Kapet autori i plagosjes në Sukth, zbulohet identiteti i tij

11:18, 03/01/2023
A+ Aa A-

Një sherr banal mes dy personave në Sukth të Durrësit ka degraduar në përdorimin e armës së gjahut, këtë të martë të 3 janarit.

28 vjeçari Lavdurim Përnezha ka përfunduar në spital nga plagët e shkaktuara nga çiftja, pasi është qëlluar nga shtetasi Gëzim Hoda.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Gëzim Hoda është arrestuar nga policia.

I plagosuri i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI ZYRTAR

Plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar, kapet pas një orë ndjekje nga policia dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e prokurorisë vijojnë veprimet  për dokumetimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco