Hakmarrje për shokun? Ekzekutori i biznesmenit, mik me Sadikajn

Hakmarrje për shokun? Ekzekutori i biznesmenit, mik me Sadikajn

11:10, 03/01/2023
A+ Aa A-

6 muaj i janë dashur Albano Velos që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022.

30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi organizoi atentatin dhe kreu ekzekutimin e Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. 

Ai kishte monitoruar lëvizjet e tij dhe duket se ka pritur që të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin e identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës.

30-vjeçari i lindur në Këlcyrë, Përmet dhe banues në Tiranë është shok i Aleksandër Sadikajt, i ekzekutuar në mënyrë makabre në qershor 2022 teksa makina me të cilën udhëtonte u hodh në erë në afërsi të TEG.

Dyshohet se ekzekutimi i Sadikajt është porositur nga Edmond Papa dhe shkak është bërë prishja e pazareve të drogës. Saga e hakmarrjes është vazhduar nga miqtë e Sadikajt, që dyshohet se organizuan vrasjen e Edmond Papës pasditen e 16 dhjetorit.

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit pranë një lokali. Në kuadër të operacionit ‘Eagle Eyes’, forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip ‘Audi’ të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas krimit. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celularë. Para hetuesve të policisë, Albano Velo ka mohuar autorësinë e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco