FOTO/ Zbulohen nga kamerat, ekzekutorët e Edmond Papës në Tiranë: Arrestohet njëri, tjetri në kërkim Majtas viktima - djathtas organizatorët e vrasjes: Alban Velo (me kapele) dhe A.B në kërkim.

FOTO/ Zbulohen nga kamerat, ekzekutorët e Edmond Papës në Tiranë: Arrestohet njëri, tjetri në kërkim

09:52, 03/01/2023
A+ Aa A-

Më 16 dhjetor,  në Tiranë u ekzekutua brenda një lokali në afërsi të rrugës “Komuna e Parisit”, 49-vjeçari Edmond Papa, lindur në Kurjan të Fierit dhe banor i Sarandës. Por, pas hetimeve nga Policia, përgjimeve etj. u arrit të identifikohen vrasësit e tij: njeri u arrestua, Albano Velo, 30 vjeç i lindur në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetri në kërkim, A.B, 44 vjeç, banor i Tiranës. 

Policia e Tiranës njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 1 janar 2023, në orët e para të mëngjesit, kreu operacionin e koduar “Eagle Eyes”; si rezultat u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes më 16 dhjetor 2022, në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, me armë zjarri, i shtetasit Edmond Papa,  lindur më 1973 në fshatin Kurjan të Fierit dhe banues në Sarandë.

“Policia e Tiranës tha se pas një pune profesionale e të pandërprerë trijavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit A. V, 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

Në foto: Albano Velo:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco