E rëndë/ 68-vjeçari bie nga kati i tretë i pallatit dhe ndërron jetë

E rëndë/ 68-vjeçari bie nga kati i tretë i pallatit dhe ndërron jetë

18:38, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një 68-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së tij në Tiranë, duke gjetur vdekjen.

Shtetasi A.D banonte në rrugë “ Niko Avrami”, në kryeqytet. 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.10 kur i moshuari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën "Niko Avrami", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco