EMRI/ Arrestohet 43-vjeçari i dënuar për drogë. E kërkonte edhe Mali i Zi

EMRI/ Arrestohet 43-vjeçari i dënuar për drogë. E kërkonte edhe Mali i Zi

09:53, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar i kërkuar nga autoritetet shqiptare, por dhe malazeze për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar në qytetin e Beratit.

Si rezultat i operacionit të koduar “Vendngjarjet” u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen "30-vjetori”, Berat.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, konkretisht:

•Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike;

•Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi;

•Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco