I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 46 vjeçari nga Gramshi Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 46 vjeçari nga Gramshi

11:16, 01/01/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të bluve, bëhet fjalë për shtetasin Neritan Bora, nga qyteti i Gramshit.

Njoftimi i Policisë:

ElbasanKontrolle të shtuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

Neritan Bora, 46 vjeç, banues në fshatin Mashan, Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco